Një javë pas arrestimit të një 16 vjeçari në Pejë, Prokuroria Themelore atje ka filluar të premten

Përgatiti: Nora Luta Ndryshe nga ditët e tjera, nxënësit e gjimnazit “Bedri Pejani”, orët e para mësimore, të premten, i filluan me një ligjëratë nga prokurorë të Prokurorisë Themelore të Pejës. Ato po sigurohen që nxënësit ta kuptojnë, që pavarësisht moshës për kryerjen e veprave penale, sikurse përdorimi i armëve, e substancave narkotike mund të […] The post Një javë pas arrestimit të një 16 vjeçari në Pejë, Prokuroria Themelore atje ka filluar të premten first appeared on ATV. The post Një javë pas arrestimit të një 16 vjeçari në Pejë, Prokuroria Themelore atje ka filluar të premten appeared first on ATV.

Një javë pas arrestimit të një 16 vjeçari në Pejë, Prokuroria Themelore atje ka filluar të premten

Përgatiti: Nora Luta

Ndryshe nga ditët e tjera, nxënësit e gjimnazit “Bedri Pejani”, orët e para mësimore, të premten, i filluan me një ligjëratë nga prokurorë të Prokurorisë Themelore të Pejës.

Ato po sigurohen që nxënësit ta kuptojnë, që pavarësisht moshës për kryerjen e veprave penale, sikurse përdorimi i armëve, e substancave narkotike mund të ndëshkohen.

Pas rastit të fundit të arrestimit të një 16-vjeçari, nën dyshimet për planifikim të vrasjes së shokëve të tij të klasës, Prokuroria do të vazhdojë me ligjërata edhe javën e ardhshme.

Fokus do ta kenë edhe vetëdijesimin për përdorimin e rrjeteve sociale.

Përdorimi i rrjeteve sociale, sipas psikologes së shkollës, paraqet shqetësim. Ergita Zajmi u apelon prindërve t’i monitorojnë në mënyrë të vazhdueshme fëmijët e tyre.

Sipas Zajmit, që nga viti i kaluar është rritur numri i psikologëve në shkollat e kësaj komune.

Fundjavën e kaluar organet e sigurisë kanë arritur të parandalojnë një ngjarje që mund të ishte shndërruar, në tragjedi në këtë qytet. Një 16-vjeçar i cili dyshohet se kishte në plan t’i vriste shokët e tij të klasës, tashmë ndodhet në paraburgim. Policia i kishte rënë në gjurmë planit të tij nëpërmjet rrjeteve sociale.

The post Një javë pas arrestimit të një 16 vjeçari në Pejë, Prokuroria Themelore atje ka filluar të premten first appeared on ATV.

The post Një javë pas arrestimit të një 16 vjeçari në Pejë, Prokuroria Themelore atje ka filluar të premten appeared first on ATV.