Superheronjtë zbresin në Pediatri: Në një mëngjes plot ngjyra për të vegjlit e QKUK-së

Në këtë mëngjes të ftohtë, klinika e Pediatrisë në QKUK është mbushur përplot ngjyra e të qeshura. Fëmijët që zakonisht shihen të heshtur pranë shtretërve të tyre, sot po shikonin rreth e rrotull superheronjtë që kishin ardhur në pediatri me misioni e tyre të radhës humanitar. Organizatorët e aktivitetit humanitar kanë thënë se mënyra e

Superheronjtë zbresin në Pediatri: Në një mëngjes plot ngjyra për të vegjlit e QKUK-së
Superheronjtë zbresin në Pediatri: Në një mëngjes plot ngjyra për të vegjlit e QKUK-së

Superheronjtë zbresin në Pediatri: Në një mëngjes plot ngjyra për të vegjlit e QKUK-së

Në këtë mëngjes të ftohtë, klinika e Pediatrisë në QKUK është mbushur përplot ngjyra e të qeshura.

Fëmijët që zakonisht shihen të heshtur pranë shtretërve të tyre, sot po shikonin rreth e rrotull superheronjtë që kishin ardhur në pediatri me misioni e tyre të radhës humanitar.

Organizatorët e aktivitetit humanitar kanë thënë se mënyra e tyre është për t’u dhënë fëmijëve pak gëzim dhe për t’u kujtuar se dikush mendon për ta.

Stafi i klinikës bashkëpunoi ngrohëtsisht, ndërsa baballarët dhe nënat e fëmijëve filmonin momentetet me telefon, për t’i ruajtur si një kujtim të bukur në mesin e ditëve të vështira.

I pranishëm në aktivitet ishte edhe ministri në detyrë i Shëndetësisë, Arben Vitia, i cili u ndal të bisedonte me disa nga fëmijët. Ai theksoi se në Klinikën e Pediatrisë po punohet vazhdimisht për të siguruar kushte sa më të mira për trajtimin e tyre.

Në fund të aktivitetit, ngjyrat e superheronjve u shuan dalëngadalë, por gjurmët e gëzimit mbetën. Fëmijët i kthyen prapë sytë drejt lodrave dhe dhuratave që u lanë pas, ndërsa prindërit falënderonin vullnetarët për atë pak magji që sollën në një ditë të zakonshme trajtimesh./Gazeta10