Supremja udhëzon PZAP-në që të ketë rinumërim në disa vendvotime në Istog

Gjykata Supreme ka vlerësuar se duhet të bëhet rinumërimi i votave në disa vendvotime në Komunën e Istogut, kjo pasi ka shqyrtuar ankesën e asamblistit të në këtë Komunë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Gashi. Supremja ka udhëzuar Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtesave që të urdhërojë rinumërimin në vendvotimet për

Supremja udhëzon PZAP-në që të ketë rinumërim në disa vendvotime në Istog
Supremja udhëzon PZAP-në që të ketë rinumërim në disa vendvotime në Istog

Supremja udhëzon PZAP-në që të ketë rinumërim në disa vendvotime në Istog

Gjykata Supreme ka vlerësuar se duhet të bëhet rinumërimi i votave në disa vendvotime në Komunën e Istogut, kjo pasi ka shqyrtuar ankesën e asamblistit të në këtë Komunë nga radhët e Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës, Avni Gashi.

Supremja ka udhëzuar Panelin Zgjedhor të Ankesave dhe Parashtesave që të urdhërojë rinumërimin në vendvotimet për të cilat ka pasë vërejtje nga ankuesi.

“Në rastin e tretë, me numër lënde A.A.nr.120/2025, është pranuar si e bazuar ankesa e kandidatit për asamblist në Komunën e Istogut, Avni Gashi, nga subjekti politik: Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), kundër vendimit të Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP), ZL.Anr.389-2/2025, të datës 14.11.2025 dhe çështja i kthehet Panelit Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) në rivendosje. Pasi PZAP kishte refuzuar si të pabazuar ankesën e parashtruar nga Avni Gashi, ky i fundit ka paraqitur ankesë në Gjykatën Supreme, duke kërkuar që të urdhërohet PZAP të lejojë rinumërimin e votave dhe të obligohet KQZ që të bëjë verifikimin e materialit zgjedhor dhe të urdhërohet rinumërimi i votave në vendvotime të caktuara. Gjykata Supreme e Kosovës vlerëson se PZAP, me rastin e shqyrtimit të ankesës së ankuesit, nuk ka vepruar sipas vërejtjeve dhe sugjerimeve të dhëna nga ana e Gjykatës Supreme  të Kosovës, dhe nuk ka vepruar në pajtim me nenin 117 [Procedurat e PZAP-së] paragrafi 4 të Ligjit nr. 08/L-228 për Zgjedhjet e Përgjithshme në Republikën e Kosovës, ku përcaktohet se: “PZAP-ja mund të urdhërojë rinumërimin e fletëvotimeve në një vendvotim apo qendër votimi, si dhe shqyrtimin e materialit votues si pjesë të hetimeve për ankesën e parashtruar’”, thuhet në vendim të Supremes

Në vendim Supremja thotë se është e domosdoshme që të vërtetohet rezultati i saktë i zgjedhjeve.

“Për pasojë, Gjykata Supreme e Kosovës vlerëson se rinumërimi i votave në vendvotimet e identifikuara në ankesë është i domosdoshëm për të vërtetuar rezultatin e saktë të zgjedhjeve dhe për të garantuar integritetin e procesit zgjedhor, në përputhje me parimin e besueshmërisë së zgjedhjeve të sanksionuar në nenin 45 të Kushtetutës së Republikës së Kosovës. Në rivendosje, PZAP, udhëzohet që të shqyrtojë edhe njëherë udhëzimet e dhëna nga kjo gjykatë, pretendimet ankimore të ankuesit, provat e deponuara dhe të procedojë tutje në hetimin e këtyre pretendimeve përkatëse që të sigurojë që mos të cenohet integriteti i procesit zgjedhor dhe secila votë të shkojë në destinimin e synuar dhe mos të ketë devijim të vullnetit të qytetarëve”, thuhet mes tjerash në vendim.