Sveçla: Serbia në Rezallë bëri krim të dyfishtë, drejtësia të veprojë mbi ta

Welcome to Kosova Today

“Krimet e kryera nga Serbia në Kosovë nuk i harrojmë asnjëherë dhe po punojmë çdo ditë në dokumentim të asaj që përjetuam si popull e identifikim të strukturave që kryen këto krime, që drejtësia të veprojë mbi ta”. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla pas homazheve në Rezallë të Skenderajt. Ai tha se […]

Sveçla: Serbia në Rezallë bëri krim të dyfishtë, drejtësia të veprojë mbi ta
svecla:-serbia-ne-rezalle-beri-krim-te-dyfishte,-drejtesia-te-veproje-mbi-ta

svecla:-serbia-ne-rezalle-beri-krim-te-dyfishte,-drejtesia-te-veproje-mbi-ta

“Krimet e kryera nga Serbia në Kosovë nuk i harrojmë asnjëherë dhe po punojmë çdo ditë në dokumentim të asaj që përjetuam si popull e identifikim të strukturave që kryen këto krime, që drejtësia të veprojë mbi ta”. Kështu ka deklaruar ministri i Brendshëm, Xhelal Sveçla pas homazheve në Rezallë të Skenderajt.

Ai tha se 25 vjet më parë, më 5 prill të vitit 1999, 98 djem e burra shqiptarë u masakruan në Rezallë të Skënderajt.

“Përveç që u ekzekutuan, nga forcat e Serbisë kufomat e tyre u dërguan në Serbi, duke u identifikuar disa prej tyre në varreza masive atje. Ky është një krim i dyfishtë po aq sa është edhe mizor”, deklaroi Sveçla.

Ai tha se të premten nderoi martirët e Rezallës, sakrifica e të cilëve sipas Sveçlës, ndërtoi themelet e forta të lirisë sonë. “Takuam familjarët e të rënëve, dhimbjen e të cilëve e ndajmë çdo ditë si shoqëri e si institucione ndërsa nga ta marrim forcën për të ecur përpara në betejën për drejtësi.  Lavdi martirëve të Rezallës! Lavdi të gjithë të rënëve për liri!”, ka shkruar ministri i Brendshëm.

Sisteme Online Programime
Programing Online