Tahiri zbulon planin e AAK-së për ndalimin e zgjedhjes së presidentit me 60 vota

Besnik Tahiri zbulon planin e AAK-së për ndalimin e zgjedhjes së presidentit me 60 vota
Ish-shefi i Grupit Parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri, ka zbuluar për herë të parë planin që, sipas tij, kishte përgatitur AAK-ja për ta ndaluar procesin e votimit të kandidates për presidente të Lëvizjes Vetëvendosje, në rast se procesi do të vazhdonte pa korum.
Tahiri theksoi se AAK-ja kishte paralajmëruar se nuk do të lejonte zgjedhjen e presidentit me 60 vota, duke e cilësuar këtë proces si të paligjshëm dhe kundër Kushtetutës.
“Po e them për herë të parë se çka ka ndodhë atë natë kur ka dalë kryeministri në konferencë për media e deklaroi se opozita janë strukë nëpër zyre. Atë natë ne e kemi pasur në plan me shku e me prish atë konferencë. Po të kish ndodhë që me shku në raundin e tretë, ai proces ish ndalë. Do të ndalej me krejt mekanizmat e mundshëm, unë personalisht me kolegët e mi ishim hi në sallë edhe e kishim ndalë”, deklaroi Besnik Tahiri.
Sipas tij, nëse procesi nuk do të ndalej institucionalisht, AAK-ja ishte e gatshme ta pengonte edhe fizikisht zhvillimin e seancës. “Po të mos e kishin ndalë, ne e kishim ndalë edhe ndryshe. Ish ndalë fizikisht. Po e them këtë për shkak se njëherë e përgjithmonë duhet me pas parasysh se askush prej neve nuk është mbi ligjin, asnjë njeri në Kosovë nuk është mbi Kushtetutë. Me zgjedh president me 60 vota nuk e kishim lënë”, tha ai në Rubikon.
Me pak fjalë
AAK-ja kishte planifikuar të ndalonte procesin e zgjedhjes së presidentit me 60 vota, duke përfshirë edhe mundësinë e ndërhyrjes fizike në seancë, sipas zbulimeve të ish-shefit të grupit parlamentar të AAK-së, Besnik Tahiri.
Personat e përmendur
- Besnik Tahiri - Ish-shef i Grupit Parlamentar të AAK-së
Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



