Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi

Oda Ekonomike e Kosovës, në bashkëpunim me Komunën e Ferizajt dhe me mbështetjen financiare të Caritasit Zviceran përmes Projektit HOME, organizoi takimin “B2B Kosovë – Diasporë” për rajonin e Ferizajt.
Biznese vendore dhe përfaqësues të diasporës u bënë bashkë për të krijuar kontakte të reja, për të shkëmbyer përvoja dhe për të zhvilluar mundësi të reja bashkëpunimi. Gjatë eventit u prezantua edhe platforma “B2B Matchmaker Kosovë – Diasporë”, e financuar nga Caritas Zvicra përmes Projektit HOME, e cila synon të lidhë më lehtë bizneset kosovare me diasporën dhe të krijojë ura të reja për partneritete e investime.
The post Takim B2B mes diasporës dhe Kosovës, për më shumë mundësi biznesi appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



