Takim i tensionuar/ Trump: Kartat, në dorën tonë. Zelensky: Jo kompromis me Putin
Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me presidentin Donald Trump. Të dy liderët do të firmosin më vonë një marrëveshje për mineralet e rralla të Ukrainës. Tensionet nuk munguan as në takimin e trye përballë dhe Trump e bëri të qartë se është mes Rusisë dhe Ukrainës, duke mos [...]Read More...

Presidenti ukrainas Volodymyr Zelensky mbërriti në Shtëpinë e Bardhë, ku u takua me presidentin Donald Trump. Të dy liderët do të firmosin më vonë një marrëveshje për mineralet e rralla të Ukrainës.
Tensionet nuk munguan as në takimin e trye përballë dhe Trump e bëri të qartë se është mes Rusisë dhe Ukrainës, duke mos shprehur mbështetje të hapur për Kievin.
Megjithatë Trump lavdëroi Zelenskyn dhe ukrainasit për guximin që kanë treguar në luftë dhe konfirmoi se SHBA do të vazhdojë të dërgojë armë, por tha se shpreson nse diçka e tillë nuk do të jetë më e nevojshme.
Por megjithëse uli tonet para kamerave, Trump iu drejtua ashpër Zelenskyt dhe I tha se duhet të jetë mirënjohës, teksa po luan “kumar me luftën e tretë botërore”.
Gazetarët që ishin Brenda zyrës ovale raportuan Trump I përsëriti liderit ukrainas se duhet ta nënshkruajë patjetër marrëveshjen, ose nuk do e ketë mbështetjen e SHBA. “Tani kartat I kemi ne tha tRump, nuk je në pozicion shumë të mirë”.
Madje Trump dhe zvpresidenti JD Vance thane se Zelensky tregoi mungesë respekti.
Zelensky theksoi se nuk duhet të bëhen compromise me Vladimir Putin dhe tha se mendon se Trump, është në anën e Ukrainës.
Por kreu i Shtëpisë së Bardhë reagoi duke theksuar, se ai është vetëm në anën e Shteteve të Bashkuara.
Trump përsëriti thirrjen se Europa dhe NATO duhet të bëjnë më shumë për sigurinë dhe e bëri të qartë se ai mendon për taksapaguesit amerikanë dhe prandaj kërkoi një marrëveshje për mineralet e Ukrainës.