Tarifat e paralajmëruara nga Trump, Scholz: Të dëmshme për SHBA-në dhe Evropën
Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se tarifat e paralajmëruara nga presidenti amerikan, Donald Trump janë “të dëmshme për SHBA-në dhe Evropën”. Scholzi ka thënë se shpreson që të gjendet një rrugë bashkëpunuese ndërmjet aleatëve, raporton The Guardian. “Çdo tarifë do të ishte e keqe për SHBA-në dhe e keqe për Evropën”, është shprehur Scholz. [...]Read More...

Kancelari gjerman, Olaf Scholz, ka deklaruar se tarifat e paralajmëruara nga presidenti amerikan, Donald Trump janë “të dëmshme për SHBA-në dhe Evropën”.
Scholzi ka thënë se shpreson që të gjendet një rrugë bashkëpunuese ndërmjet aleatëve, raporton The Guardian.
“Çdo tarifë do të ishte e keqe për SHBA-në dhe e keqe për Evropën”, është shprehur Scholz.
Gjithashtu një reagim ka pasur edhe nga presidenti francez, Emmanuel Macron, i cili ka thënë se nëse preken interesat tregtare të Evropës, do ketë reagime.
“Nëse ne sulmohemi në aspektin tregtar, Evropa si një fuqi e vërtetë, do të duhet të ngrihet në këmbë dhe për këtë arsye të reagojë”, është shprehur Macron.
/abcnews.al/