Të akuzuarit për spiunazh nuk e pranojnë fajësinë, Muharrem Qerimi e pranon vetëm atë për armëmbajtje pa leje (Pamje)
Të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të hënën në shqyrtimin fillestar para Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh, shkruan Reporteri.net. “Plotësisht jam i pafajshëm”, deklaroi Shabani. Kurse, i akuzuari tjetër Muharrem Qerimi e pranoi fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje. “Nuk e pranoj për veprën
Të akuzuarit për spiunazh, Bedri Shabani dhe Muharrem Qerimi, të hënën në shqyrtimin fillestar para Gjykatës Themelore në Prishtinë, janë deklaruar të pafajshëm lidhur me akuzat për spiunazh, shkruan
“Plotësisht jam i pafajshëm”, deklaroi Shabani.
Kurse, i akuzuari tjetër Muharrem Qerimi e pranoi fajësinë vetëm për armëmbajtje pa leje.
“Nuk e pranoj për veprën penale të spiunazhit, e për armëmbajtje pa leje e pranoj fajësinë”, tha ai.
Prokuroria Speciale e Republikës së Kosovës (PSRK) më 19 shkurt 2025 ka ngritur aktakuzë ndaj Bedri Shabanit dhe Muharrem Qerimit, të cilët i ngarkon se kanë mbledhur dhe dërguar informacione e dokumente tek BIA serbe lidhur me Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës, eprorët e pjesëtarët e saj, Policinë, Agjencinë e Kosovës për Inteligjencë e Inspektoratin Policor të Kosovës, si dhe për ngjarje e objekte specifike, përfshirë edhe një masakër.
Përmes këtyre veprimeve, PSRK thotë se synohej shkaktimi i një konflikti të gjerë ndëretnik në territorin e Republikës së Kosovës, të krijohej një narrativë e pavërtetë që ta ndërlidhë Spitalin Ushtarak të UÇK-së për kinse trafikim organesh dhe të vë në dyshim të vërtetën e masakrës.