“Të përgatitemi për sezonin turistik 2024”, Rama: Nami i mirë në botë mund të na kthehet në “boomerang”

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me bumin turistik që ka pësuar Shqipëria në këtë sezon. Rama tha se kërkesa do të jetë shumë e madhe vitin e ardhshëm dhe për këtë arsye duhet të jemi të përgatitur për të përballuar fluksin. Sipas kreut të qeverisë duhet punuar që nami i mirë i Shqipërisë në […] The post “Të përgatitemi për sezonin turistik 2024”, Rama: Nami i mirë në botë mund të na kthehet në “boomerang” appeared first on Newsbomb Albania.

“Të përgatitemi për sezonin turistik 2024”, Rama: Nami i mirë në botë mund të na kthehet në “boomerang”

Kryeministri Edi Rama ka folur lidhur me bumin turistik që ka pësuar Shqipëria në këtë sezon.

Rama tha se kërkesa do të jetë shumë e madhe vitin e ardhshëm dhe për këtë arsye duhet të jemi të përgatitur për të përballuar fluksin. Sipas kreut të qeverisë duhet punuar që nami i mirë i Shqipërisë në botë, të mos kthehet në “boomerang” në 2024.

“Kjo, sot më shumë sesa përmbyllja e sezonit turistik veror, është hapja e një procesi diskutimi që ne do ta vazhdojmë me të gjitha grupet e përfshira në përpjekjen e përbashkët për ta kthyer Shqipërinë e vitit 2030, në një vend kampion të turizmit në rajonin tonë.

Gjithçka kemi dëshmuar në këtë sezon, është rezultat i një pune këmbëngulëse, i një numri të konsiderueshëm faktorësh, por edhe një arritje e cila në asnjë mënyrë nuk duhet të na bëjë që të ndjehemi sikur kemi arritur vërtet, është vetëm një stacion në një rrugë e cila është ende e përpjetë.

Faktikisht, bumi turistik i këtij viti, përtej të gjithë efekteve të jashtëzakonshme pozitive, na vuri përpara edhe sfida të mprehta që ne duhet t’i fillojmë t’i adresojmë menjëherë.

Duhet të jemi të vetëdijshëm, se rreziku që i gjithë ky nam i madh dhe i mirë kudo në botë i këtij viti të kthehet në boomerang në vitin në vijim apo në 2-3 vitet në vijim është real.  Mund të kthehet në boomerang nëse ne nuk do të jemi të përgatitur për të përballuar një kërkesë, që padiskutim do të jetë edhe më i madh vitin e ardhshëm”, tha Rama.

The post “Të përgatitemi për sezonin turistik 2024”, Rama: Nami i mirë në botë mund të na kthehet në “boomerang” appeared first on Newsbomb Albania.