Qeveria gati ndryshimet për turizmin: Hotelet dhe shtëpitë pritëse pa certifikatë, dënohen me 4 milionë lekë
Qeveria shqiptare ka përgatitur projektligjin me ndryshime të reja në ligjin aktual për turizmin, për të standardizuar të gjithë procesin dhe vetë strukturat akomoduese. Një ndër nenet kryesore të këtij projektligji lidhet me certifikimin e hoteleve dhe shtëpive pritëse. Ushtrimi i veprimtarisë si strukturë akomoduese pa certifikatë kategorizmi, sipas nenit 43/1 dënohet me gjobë, bazuar […] The post Qeveria gati ndryshimet për turizmin: Hotelet dhe shtëpitë pritëse pa certifikatë, dënohen me 4 milionë lekë appeared first on Newsbomb Albania.

Qeveria shqiptare ka përgatitur projektligjin me ndryshime të reja në ligjin aktual për turizmin, për të standardizuar të gjithë procesin dhe vetë strukturat akomoduese. Një ndër nenet kryesore të këtij projektligji lidhet me certifikimin e hoteleve dhe shtëpive pritëse.
Ushtrimi i veprimtarisë si strukturë akomoduese pa certifikatë kategorizmi, sipas nenit 43/1 dënohet me gjobë, bazuar në numrin e dhomave, si më poshtë:
- nga 1 deri në 5 dhoma me 20 000-50 000 lekë
- nga 6 deri në 15 dhoma me 100 000 lekë;
- nga 16 deri në 40 dhoma me 200 000 lekë;
- nga 41 deri në 80 dhoma me 300 000 lekë;
- mbi 80 dhoma me 400 000 lekë.
Referuar propozimeve për ndryshimet në ligjin për turizmin, theksohet se përdorimi i paautorizuar i shenjave dalluese në strukturën akomoduese, pa u kryer procesi i klasifikimit sipas nenit 45 dënohet me gjobë 200 000 lekë.
Po ashtu, ndryshimet e reja parashikojnë rregulla të reja dhe për ndërmarrjet e agroturizmit. Ushtrimi i veprimtarisë si agroturizëm pa certifikatën përkatëse sipas nenit 45/1 dënohet me gjobë, bazuar në numrin e dhomave, si më poshtë:
- deri në 5 dhoma 50,000 lekë;
- mbi 5 dhoma 100,000 lekë
- mos respektimi i kritereve për ushtrimin e veprimtarisë së agroturizmit, sipas parashikimeve të nenit 45/1 dënohet me gjobë 100,000 lekë;
- ushtrimi i veprimtarisë pa licencën përkatëse, sipas pikës 1, të nenit 48, dënohet me gjobë 200, 000 lekë;
- ushtrimi i veprimtarisë pa licencën përkatëse, sipas pikës 1, të nenit 51, dënohet me gjobë 300
- 000 lekë;
- ushtrimi i veprimtarisë pa plotësuar kërkesat e përcaktuara, sipas parashikimeve të pikave 1 e 2, të nenit 53, dënohet me gjobë 100 000 lekë;
- ushtrimi i veprimtarisë pa kontratë ose pa plotësuar të dhënat bazë të përcaktuara në pikën 1, të nenit 54, dënohet me gjobë 100 000 lekë.
Në projektligj propozohet që pjesë e strukturave akomoduese të mos jenë vetëm hotelet, motelet, resortet, kampingjet apo dhomat e ofruara nëpër agroturizma, por të përfshihen edhe apartamentet që ofrohen nga qytetarët për akomodimin e turistëve që kanë në përbërje një dhomë, kuzhinë dhe të paktën 1 tualet.
The post Qeveria gati ndryshimet për turizmin: Hotelet dhe shtëpitë pritëse pa certifikatë, dënohen me 4 milionë lekë appeared first on Newsbomb Albania.