Të shtëna me armë zjarri në një supermarket në SHBA, 3 të vdekur dhe dy të plagosur
Tre persona vdiqën, përfshirë sulmuesin, dhe dy oficerë mbetën të plagosur në një sulm me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në një supermarket në Indiana të SHBA. Sulmuesi vdiq në një konfrontim me policinë, thanë zyrtarët. Incidenti filloi rreth orës 17:30, kur një person i armatosur hapi zjarr në supermarketin Martin. Vetëm gjatë këtij [...]Read More...

Tre persona vdiqën, përfshirë sulmuesin, dhe dy oficerë mbetën të plagosur në një sulm me armë zjarri mbrëmjen e së hënës në një supermarket në Indiana të SHBA.
Sulmuesi vdiq në një konfrontim me policinë, thanë zyrtarët.
Incidenti filloi rreth orës 17:30, kur një person i armatosur hapi zjarr në supermarketin Martin.
Vetëm gjatë këtij muaji të parë të vitit, në SHBA janë shënuar 20 incidente me armë zjarri, sipas Arkivit të Dhunës me Armë. Vitin e kaluar, vendi numëroi më shumë se 500 të shtëna masive./abcnews.al