Tentoi t’ia anulojë LDK’së një votë të vlefshme, ky është këshilltari i Arben Vitisë dhe aktivisti i VV’së që shkaktoi incidentin në QNR
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë është detyruar të ndërhyjë Policia e Kosovës, pas përplasjes mes komisionerëve. Pamjet kanë dalë nëpër rrjete sociale, ku shihet komisioneri i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili tenton ta anulojë një votë të pavlefshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK). Komisioneri në fjalë nga radhët e LVV’së është Egzon Azemi
Në Qendrën Komunale të Numërimit në Prishtinë është detyruar të ndërhyjë Policia e Kosovës, pas përplasjes mes komisionerëve.
Pamjet kanë dalë nëpër rrjete sociale, ku shihet komisioneri i Lëvizjes Vetëvendosje, i cili tenton ta anulojë një votë të pavlefshme të Lidhjes Demokratike të Kosovës (LDK).
Komisioneri në fjalë nga radhët e LVV’së është Egzon Azemi, i cili është njëherësh edhe këshilltar politik i ministrit të Shëndetësisë, Arben Vitia.
Azemi ka funksione edhe në Lëvizjen Vetëvendosje në Prishtinë.
Kjo nuk është hera e parë që Azemi i sjell probleme organeve të rendit. Ai ka aktakuzë aktive edhe për nxitje të përçarjes dhe mosdurimit. Azemi bashkë me zëdhënësin e VV’së, Arlind Manxhukën, akuzohen se kanë kanosur Mentor Bajraktari dhe prokurorin special Afrim Shefkiu./Insajderi