Tërmet me magnitudë 6.1 ballë godet Filipinet

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka ndodhur pranë qytetit Union në ishullin Luzon të Filipineve. Qendra e Studimeve Gjeologjike e SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në jugperëndim të qytetit Union. Tërmeti, i regjistruar në një thellësi prej afërsisht 69 kilometrash, nuk ka rezultuar në viktima ose dëme. Po ashtu nuk është […]

Tërmet me magnitudë 6.1 ballë godet Filipinet

Një tërmet me magnitudë 6.1 ballë ka ndodhur pranë qytetit Union në ishullin Luzon të Filipineve.

Marketing

Qendra e Studimeve Gjeologjike e SHBA-së (USGS) njoftoi se epiqendra e tërmetit ishte në jugperëndim të qytetit Union.

Tërmeti, i regjistruar në një thellësi prej afërsisht 69 kilometrash, nuk ka rezultuar në viktima ose dëme. Po ashtu nuk është lëshuar paralajmërim për cunami pas tërmetit.

Filipinet, një nga vendet me aktivitetin më të lartë sizmik në botë, ndodhen në Brezin e Tërmeteve të Paqësorit, i njohur edhe si “Unaza e Zjarrit”.

Marketing