Terror në Francë, vdes foshnja e porsalindur/ Nëna 18 vjeçare lind fëmijën në dhomën e hotelit dhe e hedh nga kati i dytë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Paris, ku një foshnjë e porsalindur humbi jetën pasi nëna e saj, një turiste amerikane 18-vjeçare, e hodhi nga dritarja e dhomës së hotelit, pak çaste pas lindjes. Sipas autoriteteve, nëna e re, e cila po udhëtonte me një grup të rinjsh në Evropë, dyshohet se e ka hedhur [...]Read More...

Terror në Francë, vdes foshnja e porsalindur/ Nëna 18 vjeçare lind fëmijën në dhomën e hotelit dhe e hedh nga kati i dytë

Një ngjarje tragjike ka ndodhur në Paris, ku një foshnjë e porsalindur humbi jetën pasi nëna e saj, një turiste amerikane 18-vjeçare, e hodhi nga dritarja e dhomës së hotelit, pak çaste pas lindjes. Sipas autoriteteve, nëna e re, e cila po udhëtonte me një grup të rinjsh në Evropë, dyshohet se e ka hedhur foshnjën nga kati i dytë i hotelit, ndërkohë që kordonin e kërthizës ende e kishte të lidhur.

Shërbimet e urgjencës mbërritën menjëherë në vendngjarje dhe transportuan foshnjën në spital, por fëmija nuk mbijetoi për shkak të plagëve të marra. Zyrtarët e prokurorisë në Paris kanë nisur një hetim për “vrasjen e një të mituri nën 15 vjeç,” ndërsa nëna është dërguar në spital për t’iu nënshtruar një operacioni pas lindjes.

/ abcnews.al