Tomë Gashi kërkon unitet mes partive politike: Duhet të bashkëpunoni, s’kemi nevojë me ngjallë Anton Çetën
Avokati Tomë Gashi ka komentuar thirrjen e presidente Vjosa Osmani për takim me kryetarët e partive politike, duke e vlerësuar si një hap të domosdoshëm për të shmangur paralizimin institucional në vend. Ai ka bërë thirrje që të gjithë liderët politikë të marrin pjesë në këtë takim, duke thënë se refuzimi i pjesëmarrjes do të
 
                                

Avokati Tomë Gashi ka komentuar thirrjen e presidente Vjosa Osmani për takim me kryetarët e partive politike, duke e vlerësuar si një hap të domosdoshëm për të shmangur paralizimin institucional në vend. Ai ka bërë thirrje që të gjithë liderët politikë të marrin pjesë në këtë takim, duke thënë se refuzimi i pjesëmarrjes do të interpretohej si mungesë përgjegjësie ndaj qytetarëve.
Presidentja Osmani i ka ftuar kryetarët e partive në një takim konsultativ të premten në orën 12:00, në përpjekje për të gjetur zgjidhje pas dështimit të Albin Kurtit për të formuar qeverinë e re. Megjithatë, për shkak të mospërputhjeve politike, ende nuk është e qartë nëse do të caktohet një mandatar i ri. Gashi ka thënë se takimi i thirrur nga Osmani është në përputhje të plotë me rolin kushtetues të presidentes, e cila, sipas tij, po përpiqet të krijojë hapësirë dialogu mes subjekteve politike. Ai shtoi se takimi mund të sjellë rezultat nëse palët tregojnë gatishmëri për marrëveshje dhe bashkëpunim.
“Na s’mundemi me ngjallë Anton Çetën. As s’ka nevojë për një Antin Çeta II. Kët nuk janë armiq mes veti. Kët janë kundërshtarë politik. Albin Kurti e di më mirë se unë… Nëse takimi i ditës së nesërme mund të sjellë rezultat, ne duhet me prit deri të mërkurën, por kjo nuk është e thënë se ajo është afati maksimal. Nëse këtë marren vesh nesër. Mundemi me pas qeveri të shtunën. Qeveri të përkohshme s’mundemi me pas… roli i presidentes është me i tubu të gjithë dhe duhet të shkojnë të gjithë. Është jo normal mos me shku në takim me presidenten për të dikuar diçka që po shihet një rrezik i madh që shteti mos me qenë funksional. Dhe ai që nuk dëshiron ë bashkëpunoj, faktikisht ai do të dënohet në zgjedhjet e ardhshme me votë”, ka thënë Gashi./TV Dukagjini
 
                        
 
         
         
         
         
         
         
         
 
 
         
         
         
         
         
  