Tragjedia në Koçan: Flamujt në gjysmë shtizë në Maqedoninë e Veriut
Në nderim të 59 viktimave nga zjarri që shpërtheu në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, flamujt janë në gjysmë shtizë e do të jenë për shtatë ditë zie në këtë shtet. Të plagosur nga zjarri mbetën mbi 150 të rinjë e të reja që po marrin trajtim në spitalet e Maqedonisë së Veriut […] The post Tragjedia në Koçan: Flamujt në gjysmë shtizë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albinfo.

Në nderim të 59 viktimave nga zjarri që shpërtheu në një klub nate në Maqedoninë e Veriut, flamujt janë në gjysmë shtizë e do të jenë për shtatë ditë zie në këtë shtet.
Të plagosur nga zjarri mbetën mbi 150 të rinjë e të reja që po marrin trajtim në spitalet e Maqedonisë së Veriut e ata që janë në gjendje më të rëndë janë transportuar për kurim jashtë vendit.
Në mesin e viktimave janë edhe tre të mitur, dy anëtarë të grupit DNA që performonte atë natë, një polic që ishte në detyre e një futbollist i Shkupit. Viktimat janë kryesisht nga mosha 14 deri në 24 vjeç.
Prokuroria Publike në Maqedoninë e Veriut ka nisur hetim ku ka të dyshuar 20 persona, 15 janë të ndaluar në stacionin policor dhe pesë të tjerë janë të shtruar në spital, transmeton albinfo.ch.
The post Tragjedia në Koçan: Flamujt në gjysmë shtizë në Maqedoninë e Veriut appeared first on Albinfo.