Tragjike! Tentoi t’i arratisej policisë pasi rezultoi e dehur “Miss Evropa-Kosova” bie nga një urë 15 metra të lartë mbi autostradë!
Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura teksa tentoi t’i shpëtonte policëve që e kishin ndaluar për një kontroll, gjatë të cilit u konstatua se ajo po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit. E reja, e cila më parë ishte kurorëzuar “Miss Evropa-Kosova”, po kthehej nga një […]

Një 27-vjeçare turke, Guler Erdogan humbi jetën tragjikisht në Turqi, pasi u rrëzua nga ura teksa tentoi t’i shpëtonte policëve që e kishin ndaluar për një kontroll, gjatë të cilit u konstatua se ajo po drejtonte mjetin nën efektin e alkoolit.
E reja, e cila më parë ishte kurorëzuar “Miss Evropa-Kosova”, po kthehej nga një natë në qytetin e saj të lindjes, Giresun.
Natën fatale, thuhet se ajo ka qenë jashtë me miqtë, por teksa kthehej në shtëpi, oficerët e policisë e ndaluan për një kontroll, ku sipas CNN Turk, rezultoi se ajo kishte 1.70 mg/100 ml alkool në gjak kur kufiri në Turqi është 0.5 mg/100 ml.
Sipas raporteve turke, Guler Erdogan, nga frika se do të hynte në telashe me ligjin, braktisi makinën e saj dhe vrapoi drejt një ure.
Aty, sipas informacioneve, ajo ka humbur ekuilibrin dhe ka rënë nga një lartësi rreth 15 metra në një autostradë me gjashtë korsi. Të njëjtat informacione raportojnë se pasi ajo u rrëzua, ajo u përplas nga një makinë që kalonte.
Pavarësisht përpjekjeve të ekipeve të shpëtimit që kanë shkuar me shpejtësi në zonë, 27-vjeçarja nuk ka mundur t’ia dalë dot, pasi tashmë kishte dhënë frymën e fundit.
Familja e saj megjithatë pretendon se gjithçka ishte një aksident.
“Mos i besoni lajmeve dhe informacioneve të rreme për vdekjen e vajzës, motrës dhe mikes tonë të dashur, Guler Erdogan. Motra jonë humbi jetën për shkak të një aksidenti”, thuhet në një deklaratë në faqen e 27-vjeçares në Facebook.