Tri kosovare marrin mirënjohje për reagimin e guximshëm pas sulmit me thikë në Siegen
Tri gra me origjinë nga Kosova dhe një shtetas sirian janë përpjekur ta ndalonin një grua që kishte plagosur gjashtë veta me thikë The post Tri kosovare marrin mirënjohje për reagimin e guximshëm pas sulmit me thikë në Siegen appeared first on Albinfo.

Verën e kaluar, katër persona në Siegen rrezikuan jetën e tyre për të ndaluar një grua të dyshuar për tentativë vrasjeje të shumëfishtë. Tani Administratori i Distriktit Andreas Müller i ka nderuar ata për guximimin e tyre, transmeton albinfo.ch. Gjashtë persona qenë plagosur në sulmin me thikë në një autobus gjatë festivalit të qytetit Siegen.
Një grua 32-vjeçare ishte në një autobus që po shkonte drejt vendit të festës, në atë kohë. Ajo akuzohet se ka sulmuar papritur pasagjerët e tjerë me thikë. Tri gra me origjinë nga Kosova dhe një shtetas sirian janë përpjekur ta ndalonin.
Ata tani janë nderuar për guximin e tyre civil. Në zyrën e distriktit të Siegenit, administratori u ka dorëzuar shpëtimtarëve certifikata për angazhimin e tyre, shkruan wdr.de. “Me veprimet e tyre, ata jo vetëm që janë modele të vërteta për t’u ndjekur, por në të njëjtën kohë kanë rrezikuar jetën e tyre për të parandaluar pasoja edhe më të këqija”, ka theksuar Andreas Müller.
Në rastin e sulmit njëra nga gratë kosovare kishte qëndruar në mbrojtje të fëmijës së saj, i cili ishte ulur në një karrocë fëmijësh. Dy gratë e tjera dhe burri e kanë ndihmuar atë dhe e kanë mposhtur 32-vjeçaren, e cila tashmë kishte goditur me thikë pasagjerë të tjerë pa dallim. Gjashtë prej tyre u plagosën, tre prej të cilëve në gjendje kritike.
Policia qe njoftuar dhe kishte arritur ta arrestonte gruan në vendngjarje.
“Është e paimagjinueshme se çfarë gjërash dramatike ndodhën në autobus. Pavarësisht dinamikës, ju të gjithë morët vendimin e përbashkët për të ndihmuar qeniet njerëzore. Për këtë, dua t’ju shpreh mirënjohjen time të sinqertë personalisht”, është shprehur administratori i Qarkut Andreas Müller
Tri gratë dhe burri që kanë marrë mirënmjohjet, kanë kërkuar të mbeten anonimë. Prandaj, as emrat dhe as fotot e tyre nuk publikohen.
Pritet vendimi kundër sulmueses së dyshuar
Gruaja e kishte pranuar krimin që në fillim të procesit gjyqësor.
E pandehura 32-vjeçare është ka përgjegjshmëri penale. Ajo e ka praniatr krimin në fillim të gjyqit para gjykatës së landit në Siegen. Lidhur me motivin e saj, ajo shpjegoi në gjykatë se donte të tërhiqte vëmendjen e publikut sepse nuk kishte marrë ndihmën mjekësore, përcjell albinfo.ch. Si një person me sëmundje mendore, ajo ishte përpjekur më kot për vite me radhë të gjente një vend në terapi.
Vendimi kundër sulmueses së dyshuar pritet të mërkurën. Ajo përballet me një dënim me burgim të përjetshëm.
The post Tri kosovare marrin mirënjohje për reagimin e guximshëm pas sulmit me thikë në Siegen appeared first on Albinfo.