Trump, 90 minuta në telefon me Putin/ Presidenti amerikan: Ramë dakord për armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë
Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë biseduar në telefon për rreth një orë e gjysmë. Trump deklaroi se me Putin ra dakord për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Ndër të tjera, Trump shtoi se do të punohet për të pasur armëpushim të plotë. “Biseda ime telefonike sot me [...]Read More...

Presidenti amerikan, Donald Trump dhe homologu i tij rus, Vladimir Putin kanë biseduar në telefon për rreth një orë e gjysmë.
Trump deklaroi se me Putin ra dakord për një armëpushim të menjëhershëm në Ukrainë. Ndër të tjera, Trump shtoi se do të punohet për të pasur armëpushim të plotë.
“Biseda ime telefonike sot me Presidentin Putin të Rusisë ishte shumë e mirë dhe produktive. Ne ramë dakord për një armëpushim të menjëhershëm për të gjithë Energjinë dhe Infrastrukturën, me mirëkuptimin se do të punojmë shpejt për të patur një armëpushim të plotë dhe, në fund të fundit, një FUND të kësaj lufte shumë të tmerrshme midis Rusisë dhe Ukrainës. Kjo luftë nuk do të kishte filluar kurrë nëse unë do të isha President! U diskutuan shumë elementë të një Marreveshje për Paqe, duke përfshirë faktin se mijëra ushtarë po vriten dhe si Presidenti Putin ashtu edhe Presidenti Zelensky do të donin ta shihnin fundin e luftes. Ky proces tani është në fuqi dhe efekt të plotë, dhe ne, me shpresë, për hir të Njerëzimit, do ta kryejmë punën!”, shkroi Trump në Truth Social./abcnews.al