Trump dëshiron të ashpërsojë ligjin elektoral në SHBA
Presidenti amerikan Donald Trump kërkon që me një dekret të ri të ashpërsojë rregullat për zgjedhjet në SHBA. Sipas dekretit kushdo që dëshiron të regjistrohet për zgjedhjet federale duhet që në të ardhmen të dëshmojë përmes dokumente shtetësinë amerikane. Po ashtu edhe votat e dërguara me postë duhet të arrijnë tek autoritetet deri ditën e zgjedhjeve. SHBA-ja [...]Read More...

Presidenti amerikan Donald Trump kërkon që me një dekret të ri të ashpërsojë rregullat për zgjedhjet në SHBA. Sipas dekretit kushdo që dëshiron të regjistrohet për zgjedhjet federale duhet që në të ardhmen të dëshmojë përmes dokumente shtetësinë amerikane.
Po ashtu edhe votat e dërguara me postë duhet të arrijnë tek autoritetet deri ditën e zgjedhjeve. SHBA-ja ka dështuar në “zbatimin e masave bazë dhe të nevojshme për zgjedhjet”, thuhet në urdhrin ekzekutiv të Trump.
Shteteve federale u kërkohet të bashkëpunojnë me autoritetet federale për të shkëmbyer listat e votuesve dhe për të ndjekur penalisht krimet zgjedhore.