Trump dorëzohet përballë krizës ekonomike – por a është bërë dëmi?

Presidenti amerikan Donald Trump u detyrua të ndryshojë kursin për tarifat tregtare, pasi përballoi trysni të fortë ekonomike dhe politike, raporton “The Guardian”. Megjithëse më herët kishte deklaruar se “politikat nuk do të ndryshojnë kurrë”, Trump njoftoi një pezullim 90-ditor të tarifave të larta për shumicën e vendeve – përjashtuar Kinën. Kjo u pa si […] The post Trump dorëzohet përballë krizës ekonomike – por a është bërë dëmi? appeared first on Albinfo.

Trump dorëzohet përballë krizës ekonomike – por a është bërë dëmi?

Presidenti amerikan Donald Trump u detyrua të ndryshojë kursin për tarifat tregtare, pasi përballoi trysni të fortë ekonomike dhe politike, raporton “The Guardian”.

Megjithëse më herët kishte deklaruar se “politikat nuk do të ndryshojnë kurrë”, Trump njoftoi një pezullim 90-ditor të tarifave të larta për shumicën e vendeve – përjashtuar Kinën. Kjo u pa si një tërheqje e papritur nga qëndrimi i tij i ashpër.

Ekspertët thonë se dëmi është bërë: besueshmëria e SHBA është lëkundur, dollari është dobësuar, dhe frika nga një recesion është rritur. Tarifat e reja kishin krijuar paqëndrueshmëri në tregje, reagime të ashpra ndërkombëtare dhe përplasje mes figurave të larta si Elon Musk dhe këshilltarë të Trump.

Megjithëse pezullimi solli një lehtësim të përkohshëm, tarifa 10% për shumicën e importeve mbetet në fuqi. Sipas Shtëpisë së Bardhë, mbi 75 vende kanë nisur bisedimet për marrëveshje të reja tregtare.

The post Trump dorëzohet përballë krizës ekonomike – por a është bërë dëmi? appeared first on Albinfo.