Trump “merr” Kanalin e Panamasë/ Pas presionit të republikanit, kompania amerikane blen dy portet kryesore
Kanali i Panamasë duket se po kthehet në kontrollin e Shteteve të Bashkuara, pasi Donald Trump paralajmëroi pasoja nëse nuk merreshin masa për të ndaluar ndikimin kinez. Gjigandi amerikan, BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte kryesore në Kanalin e Panamasë nga pronari aktual nga Hong Kongu në një marrëveshje me vlerë 22.8 miliardë [...]Read More...

Kanali i Panamasë duket se po kthehet në kontrollin e Shteteve të Bashkuara, pasi Donald Trump paralajmëroi pasoja nëse nuk merreshin masa për të ndaluar ndikimin kinez.
Gjigandi amerikan, BlackRock ka rënë dakord të blejë dy porte kryesore në Kanalin e Panamasë nga pronari aktual nga Hong Kongu në një marrëveshje me vlerë 22.8 miliardë dollarë, pas presionit të Trump.
Taktikat e presidentit amerikan rezultuan të suksesshme, pasi marrëveshja transferon pronësinë e porteve të Kanalit të Panamasë tek kompania e fuqishme amerikane.
Sipas një njoftimi të kompanisë, pronari i porteve, CK Hutchison, do t’ia shesë biznesin një grupi kompanish duke përfshirë BlackRock, Global Infrastructure Partners dhe Terminal Investment Limited.
Grupi do të marrë 90% të aksioneve në kompaninë që zotëron dhe operon dy portet në Panama. Marrëveshja përfshin 80% të aksioneve në CK Hutchison Ports, e cila posedon 43 porte në 23 vende, duke përfshirë Britaninë e Madhe dhe Gjermaninë./abcnews.al