Trump presion Ukrainës/ Kërkon minerale për ndihmë ushtarake ndaj Kievit
Presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi nga zyra ovale e Shtëpisë së Bardhë se Washingtoni po mendon të arrijë një marrëveshje me Ukrainën, ku Kievi do të furnizojë Shtetet e Bashkuara me mineralet e rralla të tokës që ata zotërojnë dhe në këmbim Ukraina do të vijojë të marrin ndihmë ushtarake në luftën kundër Rusisë. Kjo [...]Read More...

Presidenti Amerikan Donald Trump deklaroi nga zyra ovale e Shtëpisë së Bardhë se Washingtoni po mendon të arrijë një marrëveshje me Ukrainën, ku Kievi do të furnizojë Shtetet e Bashkuara me mineralet e rralla të tokës që ata zotërojnë dhe në këmbim Ukraina do të vijojë të marrin ndihmë ushtarake në luftën kundër Rusisë. Kjo deklaratë e tij u quajti sinjali I parë I Administratës Republikane se ndihma ushtarake për Ukrainën nuk do të ndalet nga Trump I cili është zotuar ti jap fund luftës në Europën Lindore.
“Ne duam të marrim atë çfarë investojmë në Ukrainë në aspektin e Garancisë. Ata kanë një tokë shumë të pasur me minerale. Ne po vijojme te japim paisje ushtarake dhe dhe para. Europa nuk eshte e barabarte me ne ne ate qe ofron. Ata nuk po e bejne dicka te tille dhe mos harroni se ne dhe Europen na ndan nje oqean ne mes. Keshtu qe ne menyre qe mund te barazohemi ne po mendojme te marrim nga Ukraina minerale me vlere.”
Ukraina është e pasur me minerale të rralla të tokës si litiumi, uraniumi dhe titani, të cilat janë thelbësore për prodhimin e një game të gjerë produktesh moderne, duke përfshirë motorët e makinave elektrike dhe turbinat e erës. Oferta e Presidentit Amerikan Donald Trump vjen pasi qeveria e tij e re ka ndalur ndihmën e huaj për zhvillim në mbarë botën, duke detyruar shumë organizata humanitare në Ukrainë të pezullojnë operacionet dhe duke e lënë qeverinë ukrainase të përpiqet të sigurojë financim alternativ për programet kritike, duke përfshirë mbështetjen për rrjetin e saj të dëmtuar të energjisë dhe veteranët e luftës.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha se ndihma ushtarake amerikane e ofruar nga administrata Biden nuk ishte prekur nga ngrirja e fundit e ndihmës së huaj. Megjithate Donadl Trump ka shprehur prej kohësh ngurrim për të vazhduar dërgimin e miliarda dollarëve në armë dhe pajisje të tjera për kombin e rrethuar, duke argumentuar se kjo i kushton miliarda dollare Washingtonit. Oferta me e fundit e Donald Trump per te marre mineralet e rralla te Ukraines ne kembim te mineraleve te rralla duket se perputhet me strategjite e politikes se jashtme qe ai ka ndjekur qe prej kthimit ne detyre. Pas ofertes se propozuar nga Donald Trump, nje zyrtar I larte Ukrainas qe foli ne kushtet e anonimatit deklaroi per New York Times se Kievi ishte I gatshem te binte dakord me Washingtonin per aq kohe sa keto minerale nuk binin ne dore te Rusise dhe per aq kohe sa SHBA ofrojne Garanci Sigurie per perfundimin e luftes ne Ukraine./abcnews.al