Trumpi në OKB falënderon Kosovën

Trumpi në OKB falënderon Kosovën

Presidenti amerikan, Donald Trump, sot në fjalimin e tij para Kombeve të Bashkuara ka falendëruar Kosovën, si një ndër vendet që ka vendosur të japë kontribut ushtarak në kuadër të Bordit të Paqes, shkruan Express.

Trump në fjalën e tij ka folur për përpjekjet për paqe në Gaza, duke përmendur shtetet të cilat janë bërë pjesë e Bordit të Paqes dhe që tashmë janë pjesë e asaj që njihet si “Forca Ndërkombëtare Stabilizuese”.

“Dua të falendëroj ato që kanë vendosur të kontribuojnë me trupa, e trajnime për të stabilizuar Gazën, përfshirë Indonezinë, Marokun, Shqipërinë, Kosovën, Kazakistanin, Egjiptin, Jordanin dhe më shumë”, ka thënë Trump.


Burimi i lajmit: ina-online.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.