Trumpi kërcënon BE-në me tarifa ekstreme
Së fundmi, presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Bashkimin Evropian të enjten, sipas tij me “njërën prej formave më armiqësore dhe abuzive të taksimit dhe tarifave në botë”, duke vendosur 200% tarifa ndaj “të gjitha verërave, shampanjave dhe produkteve alkoolike që importohen nga Franca dhe vendet e tjera anëtare të BE-së”. Ai ka thënë se […] The post Trumpi kërcënon BE-në me tarifa ekstreme appeared first on Albinfo.

Së fundmi, presidenti amerikan, Donald Trump, ka kërcënuar Bashkimin Evropian të enjten, sipas tij me “njërën prej formave më armiqësore dhe abuzive të taksimit dhe tarifave në botë”, duke vendosur 200% tarifa ndaj “të gjitha verërave, shampanjave dhe produkteve alkoolike që importohen nga Franca dhe vendet e tjera anëtare të BE-së”.
Ai ka thënë se kjo është kundërpërgjigje e planit të BE-së për të vendosur tarifë 50% ndaj uiskit amerikan, raporton The Guardian.
Trumpi po ashtu ka shtuar se kundërpërgjigjja e SHBA-së do të ishte “e mrekullueshme për bizneset e verërave dhe shampanjës në Amerikë”.
Bashkimi Evropian pati njoftuar të mërkurën kundërmasat e tij për tarifat e presidentit amerikan, Donald Trump, duke thënë se ato do të hyjnë në fuqi më 1 prill.
BE-ja ka paralajmëruar kundërmasa me vlerë prej 26 miliardë eurosh.
The post Trumpi kërcënon BE-në me tarifa ekstreme appeared first on Albinfo.