Trumpi sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale
Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për sanksionimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke e akuzuar atë për “veprime të paligjshme dhe të pabaza që synojnë Amerikën dhe aleatin tonë të ngushtë, Izraelin”, përcjell albinfo.ch. Sanksionet përfshijnë kufizime financiare dhe të vizave për individë e familje të tyre që ndihmojnë në hetimet e […] The post Trumpi sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale appeared first on Albinfo.

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka nënshkruar një urdhër ekzekutiv për sanksionimin e Gjykatës Ndërkombëtare Penale, duke e akuzuar atë për “veprime të paligjshme dhe të pabaza që synojnë Amerikën dhe aleatin tonë të ngushtë, Izraelin”, përcjell albinfo.ch.
Sanksionet përfshijnë kufizime financiare dhe të vizave për individë e familje të tyre që ndihmojnë në hetimet e GJNP-së ndaj qytetarëve amerikanë apo aleatëve.
Trumpi e nënshkroi urdhrin ndërsa kryeministri izraelit, Benjamin Netanyahu, ishte në vizitë në Washington.
Nëntorin e kaluar, GJNP-ja lëshoi urdhërarrest për Netanyahun për krime lufte në Gaza, të cilin Izraeli e mohoi. GJNP-ja ka lëshuar urdhërarrest edhe për një komandant të Hamasit.
The post Trumpi sanksionon Gjykatën Ndërkombëtare Penale appeared first on Albinfo.