“U la familja Jashari vetëm në lu*ftë” – Haliti tregon çfarë ndodhi dhe si
Njëri nga themeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti , ka folur për rrethanat e sulmit ndaj familjes Jashari dhe mënyrën se si ndodhi ngjarja historike në Prekaz. Ai tha se Adem Jashari nuk duhej të kthehej në shtëpi pa mbrojtje. Haliti u shpreh se në atë periudhë nuk kishte formacione të mirëorganizuara për mbrojtjen e familjes

Njëri nga themeluesit e UÇK-së, Xhavit Haliti, ka folur për rrethanat e sulmit ndaj familjes Jashari dhe mënyrën se si ndodhi ngjarja historike në Prekaz. Ai tha se Adem Jashari nuk duhej të kthehej në shtëpi pa mbrojtje.
Haliti u shpreh se në atë periudhë nuk kishte formacione të mirëorganizuara për mbrojtjen e familjes Jashari.
“Mendimi im ka qenë që Adem Jashari s’duhej të shkojë në shtëpi asnjëherë më. Sepse ai nuk ka pasur bodigarda, nuk ka pasur roje dhe as ndonjë repart që e mbante rreth shtëpisë për ta ruajtur”, tha Haliti në emisionin CONTEXT në ATV.
Ai tha se në atë kohë luftëtarët e UÇK-së kryenin aksione dhe më pas ktheheshin në familjet e tyre, ndërsa nuk kishte një sistem të avancuar sinjalizimi dhe mbrojtjeje.
“Janë kryer dy-trembëdhjetë aksione për një natë, pesë aksione për një natë, por pastaj janë kthyer pothuajse të gjithë në vendet e tyre, te familjet ose njerëzit e besueshëm ku qëndronin”, tha Haliti.
Haliti shtoi se edhe pse disa luftëtarë ishin të armatosur dhe përpjekjet për mbrojtje ekzistonin, mundësitë për një organizim të shpejtë dhe të fuqishëm në atë kohë ishin të kufizuara.