U shënuan gjashtë gola në ndeshjen ndërmjet Arsimit dhe Bashkimit

Në javën e XII-të të Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut u përballën Arsimi dhe Bashkimi. Në këtë ndeshje u shënuan gjashtë gola, transmeton Portalb.mk. KF Arsimi nga Çegrani ka fituar me rezultat 4-2 kundër Bashkimit të Kumanovës. Me këtë ndeshje filloi edhe java e XII-të në Ligën e Parë. Nesër do […]

U shënuan gjashtë gola në ndeshjen ndërmjet Arsimit dhe Bashkimit
KF Arsimi Çegran. Foto nga KF Arsimi

Në javën e XII-të të Ligës së Parë në futbollin e Maqedonisë së Veriut u përballën Arsimi dhe Bashkimi. Në këtë ndeshje u shënuan gjashtë gola, transmeton Portalb.mk.

KF Arsimi nga Çegrani ka fituar me rezultat 4-2 kundër Bashkimit të Kumanovës.

Me këtë ndeshje filloi edhe java e XII-të në Ligën e Parë. Nesër do të përballet Makedonija Gj.P. kundër Strugës, ndërsa Rabotniçki kundër Tikveshit.

Kampion i Ligës së Parë në sezonin 2024/25 u shpall Shkëndija e Tetovës, ndërsa Vardari fitues i Kupës.

Në sezonin 2025/26 në Ligën e Parë luajnë Shkëndija, Struga, Shkupi, Bashkimi dhe Arsimi që u kualifikua nga Liga e Dytë për herë të parë.

Në çerekfinale të Kupës së Maqedonisë së Veriut janë kualifikuar këto ekipe: Shkëndija e Haraçinës, Struga Trim&Lum, Sileksi, Rabotniçki, Detoniti, Ohri Liknidos dhe Vardari. Përbërja çerekfinale do të plotësohet më 19 nëntor pas ndeshjes ndërmjet Shkëndijës së Tetovës dhe Tikveshit.