Sot do të mbeten pa rrymë pjesë të disa komunave të Shkupit dhe vendbanime në Studeniçan
Pjesë të disa vendbanimeve në qytetin e Shkupit dhe vendbanimet përreth sot do të jenë pa energji elektrike, transmeton Portalb.mk. Pas një njoftimi nga EVN, në periudhën nga ora 08:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të jenë disa nga përdoruesit nga fshati Lisiçe e Poshtme (komuna e Aerodromit), nga ora 08:30 deri në […]


Pjesë të disa vendbanimeve në qytetin e Shkupit dhe vendbanimet përreth sot do të jenë pa energji elektrike, transmeton Portalb.mk.
Pas një njoftimi nga EVN, në periudhën nga ora 08:00 deri në 14:00, pa energji elektrike do të jenë disa nga përdoruesit nga fshati Lisiçe e Poshtme (komuna e Aerodromit), nga ora 08:30 deri në 14:30, përdoruesit nga rr. 4 dhe rr. 10 në Saraj (komuna e Sarajit), dhe nga ora 08:30 deri në 16:00, përdoruesit nga zonat e Malla Rekës, Aldincit, Karaxhicës dhe Sollunska Gllavës (komuna e Studeniçanit).
Në periudhën nga ora 09:00 deri në 12:00, përdoruesit nga bulevard Boris Trajkovski të vendosur nga kryqëzimi me rrugën për në Lisiçe drejt Ohisit, rr. 1523, drejt Draçevës nga nr. 77 deri në nr. 85, si dhe përdoruesit e vendosur midis ndërtesave Cile Inxhinering dhe Integraf. (Komuna e Kisella Vodës), në periudhën nga ora 09.00 deri në orën 13.00, përdoruesit nga rruga Pitu Guli e vendosur rreth Ambasadës Serbe (Komuna e Qendrës).
Nga ora 09.00 deri në orën 14.30, disa nga përdoruesit nga rruga Pijanec (Komuna e Karposhit) dhe në periudhën nga ora 09.00 deri në orën 15.00, përdoruesit e bllokut të ndërtesave të vendosura në segmentin nga bul. Aradhat Partizane nr. 17 drejt rrugës Maksim Gorki. (Komuna e Qendrës).
EVN njofton se ndërprerjet janë të nevojshme për mirëmbajtje dhe punime teknike në rrjetin elektrik.