Ukraina, 46 mijë ushtarë të vrarë/ Zelensky: Putin do sulmojë një vend të NATO
Ukraina ka humbur 46 mijë ushtarë në luftën tri vjecare kundër Rusisë. Kjo ishte ajo çfarë deklaroi Presidenti Ukrainas në një intervistë për median Amerikane NBC News ndersa shtoi se rreth 380 mije ushtare kane mbetur te plagosur. “Askush nuk e di me siguri absolute se sa ushtare kemi humbur ne frontin e betejes. Nga [...]Read More...

Ukraina ka humbur 46 mijë ushtarë në luftën tri vjecare kundër Rusisë. Kjo ishte ajo çfarë deklaroi Presidenti Ukrainas në një intervistë për median Amerikane NBC News ndersa shtoi se rreth 380 mije ushtare kane mbetur te plagosur.
“Askush nuk e di me siguri absolute se sa ushtare kemi humbur ne frontin e betejes. Nga te dhenat tona jane 46 mije ushtare tanet te cilet kane humbur jeten ne luften me Rusine. Ka dhjetëra mijëra të tjerë të cilët janë të zhdukur ose ndoshta janë marrë peng nga Rusia. Kemi mbi 390 mijë ushtarë të plagosur dhe mbi 20 mije fëmijë të cilët Moska I ka rrëmbyer nga toka e tyre që është Ukraina .”
Inteligjenca perëndimore dhe ajo Europiane thonë se numri i viktimave Ukrainase në frontin e betejës mund të jetë shumë më i larë. Sa i përket humbjeve të armikut,
Kievi pretendon se Rusia ka humbur rreth 830 mijë ushtarë në frontin e betejës ku 250 prej tyre kanë mbetur të vrarë dhe pjesa tjetër të plagosur. Keto shifra nuk jane konfirmuar ne menyre te pavarur as nga mediat nderkombetare dhe as nga Rusia.
Në intervistën e tij për NBC News Zelensky u ndal sërisht tek Deklaratat e tij të bëra në Mynih se Rusia mund të sulmojë një vend të NATO-s. Kreu I Shtetit Ukrainas deklaroi se janë 150 mijë ushtarë Rus që po stërviten në Bjellorusi dhe tha se kjo nuk eshte thjesht nje stervitje rutine sic pretendon Moska.
“Kemi ndarë të dhënat e inteligjencës tone me partnerët tanë. Putin po përgatit 150 mijë ushtarë për tu trajnuar në Bjellorusi dhe kjo nuk është një stërvitje e thjeshtë siç ai thotë. Zoti mos e bekoftë këtë plan të tij dhe shpresoj që Trump dhe aleatët ta ndalin atë përpara se të veprojë. Rreziku që Rusia të pushtojë Europën është 100%.”
Rusia pretendoi kete te hene se ka pushtuar fshatin Fyholivka ne rajonin e Harkivit ndersa trupat ushtarak te Moskes vijojne avancimin e tyre ushtarak gjithashtu edhe drejt Pokrovskit ne Donjeck, qytet ky i cili eshte qendra me e rendesishme logjistike per shperndarjen e armatimeve ne frontin e betejes./abcnews.al