Ulutash e pret zyrtarin e lartë amerikan, flasin për sigurinë dhe dialogun

Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, ka pritur në takim drejtorin e Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Mark Fleming. Zyrtari i lartë amerikan në takim ishte i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati. Siç bëhet e ditur në një njoftim të KFOR-it, takimi u

Ulutash e pret zyrtarin e lartë amerikan, flasin për sigurinë dhe dialogun
Ulutash e pret zyrtarin e lartë amerikan, flasin për sigurinë dhe dialogun

Ulutash e pret zyrtarin e lartë amerikan, flasin për sigurinë dhe dialogun

Komandanti i KFOR-it Ozkan Ulutash, ka pritur në takim drejtorin e Zyrës për Çështjet e Evropës Perëndimore Qendrore në Departamentin amerikan të Shtetit, Mark Fleming.

Zyrtari i lartë amerikan në takim ishte i shoqëruar nga e ngarkuara me punë në Ambasadën amerikane, Anu Prattipati.

Siç bëhet e ditur në një njoftim të KFOR-it, takimi u përqendrua kryesisht në situatën aktuale të sigurisë në Kosovë dhe dialogun Kosovë-Serbi.

“Në këtë kontekst, Gjenerali Ulutash përsëriti angazhimin e vazhdueshëm të KFOR-it për një mjedis të sigurt për të gjithë njerëzit që jetojnë në Kosovë dhe vlerësoi kontributet e gjata të SHBA-së në përpjekjet e KFOR-it dhe në stabilitetin rajonal”.