“USAID, miliarda dollarë në Ballkan”/ Grenell: Taksat e amerikanëve kanë shkuar për OJQ-të në rajon
I dërguari i posaçëm për misione speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës., Richard Grenell ka publikuar fondet e USAID që OJQ-të në Ballkan kanë përfituar për 4 vite, në periudhën 2020-2024. Përmes një postimi në rrjetin social, X, Grennel ka publikuar fondet e marra nga 6 shtete në Ballkanin Perëndimore, vlera e së cilës [...]Read More...

I dërguari i posaçëm për misione speciale të Shteteve të Bashkuara të Amerikës., Richard Grenell ka publikuar fondet e USAID që OJQ-të në Ballkan kanë përfituar për 4 vite, në periudhën 2020-2024.
Përmes një postimi në rrjetin social, X, Grennel ka publikuar fondet e marra nga 6 shtete në Ballkanin Perëndimore, vlera e së cilës shkon në 1.7 miliardë dollarë.
Në Shqipëri, OJF- të kanë marrë 189 milonë dollarë për 4 vite.
Shifrat e USAID
Kosova: 537 million $
Bosnje Hercegovina: 402 million $
Macedonia e Veriut: 290 million $
Serbia: 209 milion $
Shqipëri: 189 milion $
Mali i Zi: 77 milion $