Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka sugjeruar Ukrainës që ShBA të marrë 50 për qind të pronësisë mbi mineralet e rralla të vendit dhe ka shprehur gatishmëri për të vendosur trupat amerikane atje për t’i mbrojtur ato, nëse arrihet një marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, […] The post Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë appeared first on Albinfo.

Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë

Administrata e presidentit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Donald Trump i ka sugjeruar Ukrainës që ShBA të marrë 50 për qind të pronësisë mbi mineralet e rralla të vendit dhe ka shprehur gatishmëri për të vendosur trupat amerikane atje për t’i mbrojtur ato, nëse arrihet një marrëveshje me Rusinë për t’i dhënë fund luftës, sipas zyrtarëve amerikanë.

Në vend që të paguante për mineralet, marrëveshja e pronësisë do të ishte një mënyrë që Ukraina të rimbursonte SHBA-në për miliarda dollarë ndihmë në armë dhe mbështetje që Uashingtoni i ka dhënë Kievit që nga fillimi i luftës në shkurt 2022, thanë dy nga zyrtarët, transmeton albinfo.ch.

Sekretari i Thesarit, Scott Bessent, ka paraqitur para presidentit ukrainas, Volodymyr Zelensky një kontratë të draftuar ku propozohej që SHBA-ja të zotëronte gjysmën e mineraleve të rralla të Ukrainës, gjatë një takimi të mbajtur të mërkurën në Kiev, shkruan nbcnews.

Pas takimit, Bessent deklaroi se drafti i marrëveshjes për mineralet e rralla mes SHBA-së dhe Ukrainës reflektonte qëllimin e presidentit, por nuk dha detaje mbi propozimin e administratës. Zelensky refuzoi ta nënshkruante dokumentin kur Bessent ia paraqiti gjatë takimit, duke thënë se kishte nevojë ta shqyrtonte dhe të konsultohej me të tjerët.

Lideri ukrainas tha në atë moment se ai dhe ekipi i tij “do të bëjnë gjithçka për të shqyrtuar të gjitha detajet e dokumentit” para arritjes në Munih, ku të premten u takua me nënpresidentin JD Vance, Sekretarin e Shtetit, Marco Rubio dhe ligjvënës amerikanë në kuadër të një konference globale të sigurisë.

Para disa ditëve Trump tha se dëshiron që SHBA të marrë 500 miliardë dollarë vlerë të mineraleve të rralla të Ukrainës.

The post Ushtria amerikane mund të vendoset në Ukrainë appeared first on Albinfo.