Vaktia e Ramazanit 2025 – Agjërimi, Syfyri dhe Iftari
Të shtunën nis muaji i muaji i shenjtë i Ramazanit. Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka publikuar vaktin e Ramazanit për vitin 2025. Dita e parë e Ramazanit është me 1 mars, ku koha e syfyrit është në ora 04:34, ndërsa iftari në ora 17:33. Kurse, dita e fundit e Ramazanit është

Të shtunën nis muaji i muaji i shenjtë i Ramazanit.
Kryesia e Bashkësisë Islame të Republikës së Kosovës ka publikuar vaktin e Ramazanit për vitin 2025.
Dita e parë e Ramazanit është me 1 mars, ku koha e syfyrit është në ora 04:34, ndërsa iftari në ora 17:33.
Kurse, dita e fundit e Ramazanit është më 29 mars, ndërkaq dita e parë e Fitër Bajramit është më 30 mars, ditë e dielë.
Ramazani është muaji më i zgjedhur dhe më i rëndësishmi për të gjithë myslimanët. Muaji në të cilin është urdhëruar agjërimi dhe në të cilin filloi zbritja e Kur’anit të madhërishëm.
Çdo besimtar i sinqertë e pret me gëzim Ramazanin, duke shpresuar në mëshirën dhe faljen e Allahut. Është koha kur zakonet dhe detyrimet tona jetësore ua nënshtrojmë momenteve kur fillojmë agjërimin dhe kur bëjmë iftarin.