Valais kryeson Zvicrën për numrin e të huajve të pasur me taksim paushall

Valais kryeson Zvicrën për numrin e të huajve të pasur me taksim paushall

Edhe pse numri i të huajve të pasur që përfitojnë nga sistemi i taksimit paushall në Zvicër është në rënie, të ardhurat që gjenerohen nga kjo kategori vazhdojnë të rriten.

Kantoni i Valais-it është në krye të Zvicrës për numrin e shtetasve të huaj që tatohen sipas sistemit të ashtuquajtur “lump-sum taxation”.

Aktualisht, 841 shtetas të huaj në Valais përfitojnë nga kjo formë e veçantë e taksimit, transmeton albinfo.ch.

Shumica e tyre jetojnë në disa prej destinacioneve më të shtrenjta malore të kantonit, përfshirë Zermattin, Verbierin dhe Crans-Montanën.

Taksimi paushall u mundëson disa shtetasve të huaj me pasuri të konsiderueshme, të cilët jetojnë në Zvicër por nuk ushtrojnë aktivitet fitimprurës në vend, që tatimi i tyre të llogaritet mbi bazën e shpenzimeve të jetesës dhe jo sipas të ardhurave dhe pasurisë së zakonshme.

Megjithëse në nivel kombëtar numri i personave që përdorin këtë sistem është zvogëluar, të ardhurat tatimore të gjeneruara prej tyre vazhdojnë të rriten.

The post Valais kryeson Zvicrën për numrin e të huajve të pasur me taksim paushall appeared first on Albinfo.


Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.