“Vendosni rrjetat kundër insekteve”, Inspektorati Sanitar ultimatum 15-ditësh Neurokirurgjisë (VIDEO)

Mungesa e rrjetave të insekteve në Klinikën e Neurokirurgjisë u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë. Këtë mangësi e evidentoi Inspektorati Sanitar i kësaj ministrie gjatë inspektimit në terren. Nga ky organ i thanë Kiks Kosovës se i kanë dhënë ultimatum 15-ditësh Klinikës së Neurokirurgjisë që të vendos rrjetat kundër insekteve në dritaret ku mungojnë. […] The post “Vendosni rrjetat kundër insekteve”, Inspektorati Sanitar ultimatum 15-ditësh Neurokirurgjisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.

“Vendosni rrjetat kundër insekteve”, Inspektorati Sanitar ultimatum 15-ditësh Neurokirurgjisë (VIDEO)

Mungesa e rrjetave të insekteve në Klinikën e Neurokirurgjisë u konfirmua edhe nga Ministria e Shëndetësisë.

Këtë mangësi e evidentoi Inspektorati Sanitar i kësaj ministrie gjatë inspektimit në terren.

Nga ky organ i thanë Kiks Kosovës se i kanë dhënë ultimatum 15-ditësh Klinikës së Neurokirurgjisë që të vendos rrjetat kundër insekteve në dritaret ku mungojnë.

Inspektorët në terren i nxori kërkesa për intervistë që emisioni e dërgoi në adresë të Ministrisë dhe kryeinspektorit sanitar, Ibrahim Tërshnjakut.

Kërkesa u dërgua të martën e 30 shtatorit, ndërkaq më 1 tetor inspektorët sanitarë shkuan për inspektim në Klinikën e Neurokirurgjisë.

Pas inspektimit, ata vlerësuan se klinika ka kushte mesatare, ndërkaq mirëmbajtja është në nivel të pranueshëm.

Inspektorati Sanitar konstatoi se masat preventive DDD, të cilat përfshijnë dezinfektimin, dezinsektimin dhe deratizimin, ishin valide.

Lidhur me këtë rast, Kiks Kosova ka dërguar pyetje edhe në adresë të kompanisë “Laguna”, e cila është e kontraktuar nga QKUK-ja për pastrimin e brendshëm të objekteve, por deri në transmetimin e kësaj kronike, nga kjo kompani nuk kanë kthyer përgjigje. /Klankosova.tv

The post “Vendosni rrjetat kundër insekteve”, Inspektorati Sanitar ultimatum 15-ditësh Neurokirurgjisë (VIDEO) appeared first on Klan Kosova.