10 ditë deri te verdikti, 16 shtatori vendos fatin e ish-krerëve të UÇK-së

10 ditë deri te verdikti, 16 shtatori vendos fatin e ish-krerëve të UÇK-së

Edhe dhjetë ditë kanë mbetur deri te momenti vendimtar në Hagë, kur Dhomat e Specializuara të Kosovës pritet të shpallin aktgjykimin ndaj ish-krerëve të UÇK-së, Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Më 16 shtator, në orën 10:00, pas një procesi gjyqësor që ka zgjatur disa vite, do të bëhet publik verdikti për katër ish-drejtuesit e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Procesit gjyqësor që ka nisur në vitin 2023, po shkon drejt fundit.

Gjykata kishte planifikuar fillimisht që aktgjykimi të shpallej më 20 korrik 2026, por trupi gjykues e zgjati afatin për shkak të kompleksitetit të çështjes dhe vëllimit të madh të provave.

Në Kosovë tashmë ka nisur ‘Ora e Pritjes’, që simbolizon numërimin prapa deri në aktgjykimin final ndaj ish-krerëve të UÇK-së.

Me 12 shtator në Prishtinë do të mbahet marshi në përkrahje të çlirimtarëve, ku figura politike dhe artistë të njohur kanë bërë thirrje për pjesëmarrje masive./Klankosova


Burimi i lajmit: orainfo.net
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.