Vërshimet prekin Pozhoranin dhe Babushin, uji depërton në shtëpi e ferma
Reshjet gjatë ditës së martë në Kosovë, kanë shkaktuar mjaft dëme te disa qytetarë. Një banor i Pozhoranit të Vitisë, tha se uji ka depërtuar në shtëpinë e tij, dhe i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. I njëjti tha se ka kontaktuar dhe komunën e Vitisë për të parë gjendjen në terren. E një qytetar


Reshjet gjatë ditës së martë në Kosovë, kanë shkaktuar mjaft dëme te disa qytetarë.
Një banor i Pozhoranit të Vitisë, tha se uji ka depërtuar në shtëpinë e tij, dhe i ka shkaktuar dëme të konsiderueshme. I njëjti tha se ka kontaktuar dhe komunën e Vitisë për të parë gjendjen në terren.
E një qytetar i Babushit të Lipjanit, tha për redaksinë se gjendje emergjente ka ndodhur në një fermë të këtij fshati. Sipas pamjeve që ai ka dërguar, kjo fermë shihet se është vërshuar nga reshjet e dendura të shiut. Në shumë rajone të Kosovës, kryetarët e komunave kanë angazhuar shtabin emergjent të tyre, dhe u kanë bërë thirrje qytetarëve për kujdes të shtuar. Madje dje në Prishtinë, u anulua procesi mësimor si shkak i rrezikut për vërshime. /klankosova.tv



