Veshjet e Melanie në inagurimin e Donald Trump si President bëjnë xhiron e rrjetit

Veshja e Melania Trump ka marrë vëmendjen e medias ndërkombëtare, sidomos kapelia që vendosi në ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit Trump, që sikurse u pa nga video virale, nuk e lejoi Donald Trump ti jepte puthjen bashkëshortes së vet. Washington Post duke komentuar mbi veshjen shkruan se: “ajo dukej si një vejushë mafioze ose si […]

Veshjet e Melanie në inagurimin e Donald Trump si President bëjnë xhiron e rrjetit

Veshja e Melania Trump ka marrë vëmendjen e medias ndërkombëtare, sidomos kapelia që vendosi në ceremoninë e Inaugurimit të Presidentit Trump, që sikurse u pa nga video virale, nuk e lejoi Donald Trump ti jepte puthjen bashkëshortes së vet.

Washington Post duke komentuar mbi veshjen shkruan se: “ajo dukej si një vejushë mafioze ose si një anëtare e lartë e një urdhri fetar të panjohur, dhe pak si “My Fair Lady”. Kishte veshur një pallto blu të errët, të prerë me mjeshtëri, me një bluzë të butë prej mëndafshi të bardhë që dukej nën jakë, dhe një kapelë të madhe blu me strehë të gjerë, e dekoruar me një brez të bardhë.

Veshja ishte krijuar nga stilisti amerikan Adam Lippes, që shquhet për veshjet të përpikta që vishen nga personalitete të shquara si Deeda Blair dhe Princesha Eugenia e Britanisë. Kapela ishte një krijim i Eric Javits.