Vetëplag*oset aksidentalisht një polic në Suharekë
Është vetëplagosur me armë zyrtare një polic në Suharekë. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka dhënë detaje për “Front Online”. Bytyqi deklaroi se policit i është dhënë ndihmë mjekësore. “Rasti ka ndodhur me datë 26.02.2025. Një polic aksidentalisht është plagosur në dorën e majtë me armën e tij zyrtare, policit të

Është vetëplagosur me armë zyrtare një polic në Suharekë.
Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prizrenit, Shaqir Bytyqi, ka dhënë detaje për “Front Online”.
Bytyqi deklaroi se policit i është dhënë ndihmë mjekësore.
“Rasti ka ndodhur me datë 26.02.2025. Një polic aksidentalisht është plagosur në dorën e majtë me armën e tij zyrtare, policit të lënduar i është dhënë ndihma mjekësore. Policia dhe komandanti i stacionit të Suharekës ka dal në vendngjarje. Është njoftuar edhe prokurori kujdestar si dhe Inspektoriati Policor i Kosovës, rasti është duke u hetuar”, deklaroi Bytyqi.