Veteranët falënderojnë popullin e Kosovës: Së bashku arritëm ta mbrojmë UÇK-në

Veteranët falënderojnë popullin e Kosovës: Së bashku arritëm ta mbrojmë UÇK-në

Organizata e Veteranëve të Luftës së UÇK-së ka falënderuar kategoritë e dala nga lufta dhe qytetarët për pjesëmarrjen dhe qëndresën e tyre në protestat në mbështetje të UÇK-së.

Në reagimin e saj, OVL UÇK-ja ka vlerësuar kontributin e qytetarëve dhe të kategorive të dala nga lufta, duke theksuar se përmes protestës së përbashkët është synuar mbrojtja e vlerave dhe e figurës së Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

“Të nderuara kategori të dala nga lufta e UÇK-së, të nderuar qytetarë. Me qëndresën tuaj, duke protestuar, arritëm së bashku ta mbrojmë UÇK-në. FALEMINDERIT PËR SHËRBIMIN NDAJ ATDHEUT!”, thuhet në reagim.

The post Veteranët falënderojnë popullin e Kosovës: Së bashku arritëm ta mbrojmë UÇK-në appeared first on InfoShqip.com.


Burimi i lajmit: infoshqip.com
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.