Vetura bie në det në Bari, shoferi shqiptar shpëton duke u ngjitur mbi të
Një makinë ka rënë në det në portin e Barit ndërsa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë ndërsa pamjet janë publikuar nga media italiane la Repubblica. Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i saj, i cili arriti të ngjitej në çati dhe u shpëtua nga Roja Bregdetare. Sipas raportimeve fillestare, makina kishte kaluar kontrollet […] The post Vetura bie në det në Bari, shoferi shqiptar shpëton duke u ngjitur mbi të appeared first on InfoShqip.com.
Një makinë ka rënë në det në portin e Barit ndërsa po hipte në një traget me destinacion Shqipërinë ndërsa pamjet janë publikuar nga media italiane la Repubblica.
Në automjet ndodhej vetëm drejtuesi i saj, i cili arriti të ngjitej në çati dhe u shpëtua nga Roja Bregdetare.
Sipas raportimeve fillestare, makina kishte kaluar kontrollet e sigurisë ndërsa për shkak të kushteve të motit me shi të rrëmbyeshëm, shoferi humbi kontrollin dhe përfundoi në det.
Shoferi me shtetësi shqiptare, theu xhamin e përparmë të makinës dhe arriti të dilte para se automjeti të fundosej.
Njësitë e zjarrfikësve dhe të zhytjes ndërhynë për të rikuperuar makinën nga uji.
The post Vetura bie në det në Bari, shoferi shqiptar shpëton duke u ngjitur mbi të appeared first on InfoShqip.com.
