VIDEO/ Momente paniku, pamje nga fundosja e nëndetëses turistike pranë Egjiptit
Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti kur nëndetësja turistike është fundosur pranë Egjiptit. Si pasojë gjashtë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën. Pamjet bëhet e ditur se janë regjistruar nga një pasagjer i cili ka qenë duke filmuar në momentin kur ka ndodhur ngjarja. Videoja tregon nëndetësen turistike “Sindbad” duke u mbuluar [...]Read More...

Mediat e huaja kanë publikuar pamje nga momenti kur nëndetësja turistike është fundosur pranë Egjiptit.
Si pasojë gjashtë persona humbën jetën dhe disa të tjerë u plagosën. Pamjet bëhet e ditur se janë regjistruar nga një pasagjer i cili ka qenë duke filmuar në momentin kur ka ndodhur ngjarja.
Videoja tregon nëndetësen turistike “Sindbad” duke u mbuluar gradualisht me ujë, ndërsa fundosej, dëgjohen edhe me britmat e qytetarëve të frikësuar.
Një pasagjer në nëndetëse, i cili arriti të shpëtohej, përshkroi se si nëndetësja filloi të fundosej ndërsa dyert e hyrjes ishin të hapura.
“Unë isha me familjen time në skelë dhe ishim gati të hynim në nëndetëse kur ajo filloi të fundosej ndërsa dyert ishin ende të hapura.”
‘Quiet, quiet, quiet!”: video of a sinking bathyscaphe with Russian tourists in Hurghada
The recording shows that the submarine ‘Sinbad’ went underwater in seconds.
Six people died, two of them – children.
— NEXTA (@nexta_tv) March 28, 2025
/abcnews.al/