VIDEO/ Papa Françesku pa veshjen e papës!

Papa Françesku i Vatikanit është parë pa veshjen e tij tradicionale papale teksa vizitoi Bazilikën e Shën Pjetrit të enjten. Papa bëri një dalje të shkurtër në publik për të përshëndetur vizitorët, ndërsa ishte ulur në një karrige me rrota, i veshur me pantallona të zeza, një këmishë të bardhë me mëngë të gjata. Kurse [...]Read More...

VIDEO/ Papa Françesku pa veshjen e papës!

Papa Françesku i Vatikanit është parë pa veshjen e tij tradicionale papale teksa vizitoi Bazilikën e Shën Pjetrit të enjten.

Papa bëri një dalje të shkurtër në publik për të përshëndetur vizitorët, ndërsa ishte ulur në një karrige me rrota, i veshur me pantallona të zeza, një këmishë të bardhë me mëngë të gjata. Kurse një batanike me vija i mbështillte shpatullat. Ai kishte gjithashtu një tub oksigjeni nën hundë.

Të mërkurën, ai zhvilloi një takim privat në Vatikan me Mbretin Charles III dhe Mbretëreshën Camilla , ku i uroipër 20 vjetorin e martesës. Në imazhet e publikuara nga Vatikani, Papa mund të shihet i veshur me veshjen e tij të zakonshme të bardhë papale.

Papa, 88 vjeç, doli nga spitali në fund të marsit pas pesë javësh trajtimi dhe po shërohet në Vatikan.

/abcnews.al