VIDEO/ Skandal në Turqi para zgjedhjeve, zyrtarët e opozitës shfaqen duke numëruar “blloqe” me para

Welcome to Kosova Today

Forca kryesore e opozitës në Turqi, Partia Popullore Republikane (CHP) ka pushtuar titujt kryesorë të mediave për shkak të një skandali të dyshuar ryshfeti. Ky skandal vjen vetëm disa javë para se në Turqi të mbahen zgjedhjet komunale. Një video ku shfaqen tre zyrtarë të Partia Popullore Republikane duke numëruar “blloqe” me para, që dyshohet […]

VIDEO/ Skandal në Turqi para zgjedhjeve, zyrtarët e opozitës shfaqen duke numëruar “blloqe” me para

Forca kryesore e opozitës në Turqi, Partia Popullore Republikane (CHP) ka pushtuar titujt kryesorë të mediave për shkak të një skandali të dyshuar ryshfeti. Ky skandal vjen vetëm disa javë para se në Turqi të mbahen zgjedhjet komunale.

Një video ku shfaqen tre zyrtarë të Partia Popullore Republikane duke numëruar “blloqe” me para, që dyshohet se arrijnë në 15 milionë lira turke (rreth 430,000 dollarë me kursin e sotëm), për organizatën lokale të partisë në Stamboll, po qarkullon kudo në mediat turke.

Pas këtij skandali prokuroria ka nisur një hetim mbi pamjet që shfaqen në video.

Bashkia e Stambollit është në qendër të konfliktit parazgjedhor, pasi udhëhiqet nga Ekrem Imamoglu, i cili konsiderohet sot kundërshtari më i fuqishëm politik i Erdogan, i brymosur me frymën e opozitës kemaliste në 20 vitet e fundit.

Për këtë arsye rimarrja e bashkisë së metropolit më të madh të Turqisë është për presidentin Erdogan një lojë personale dhe një vulë për suksesin jo fort të pritshëm të tij në zgjedhjet presidenciale të vitit të kaluar.

Është e zakonshme të vlerësohet se Stambolli, me 18 milionë banorët e tij, me një popullsi më të madhe se 131 vende të botës, është “çelësi” i pushtetit në Turqi.

Sa i përket videos, CHP mohoi akuzat, duke thënë se paratë ishin paradhënie për blerjen e ndërtesës së re të organizatës lokale në Stamboll në vitin 2019 dhe se pamjet erdhën nga kamera e zyrës së një avokati që përfaqësonte pronarin e godinës. Partia fajësoi avokatin për publikimin e videos dhe këmbënguli se ai u përpoq t’i shantazhonte, edhe pse pamjet nuk kishin të bënin me “veprimtari kriminale”.

Ndërkohë, vetë Imamoglu mohoi pretendimet se paratë ishin përdorur për fushatën e tij dhe se video u shfaq si një përpjekje e kundërshtarëve për ta baltosur dhe denigruar figurën e tij përpara zgjedhjeve.

Nga ana tjetër, Erdogan është hedhur në sulm duke thënë se loja është bërë edhe më e pistë me tufat e parave, duke theksuar se askush nuk mund t’i shpëtojë kësaj loje të pistë me gënjeshtra. Ai tha gjithashtu se “populli do t’i kërkojë llogari për planet e tyre më 31 mars”.