Viktima e të shtënave në Zvicër ishte shtetase italiane

Gruaja që humbi jetën në të shtënat me armë zjarri gjatë një feste rave në Zvicër ishte shtetase italiane, bëri të ditur të dielën Ministria e Jashtme e Italisë.
Sipas ministrisë, zyrtarë të ambasadës italiane janë dërguar në vendngjarje, pranë Cyrihut, për të ndjekur nga afër hetimet lidhur me incidentin.
Ministri i Jashtëm zviceran, Ignazio Cassis, ka telefonuar homologun e tij italian, Antonio Tajani, për t’i shprehur ngushëllimet pas ngjarjes, thuhet në deklaratën e ministrisë italiane.
Policia zvicerane është vënë në kërkim të të paktën një personi të armatosur, i cili hapi zjarr gjatë festës në Aarau. Nga të shtënat mbeti e vrarë shtetasja italiane, ndërsa pesë persona të tjerë u plagosën, disa prej tyre në gjendje të rëndë.
Ngjarja ndodhi në orët e para të mëngjesit dhe shkaktoi panik mes pjesëmarrësve në festë, të cilët u përpoqën të largoheshin për t’u mbrojtur.
Të shtënat me armë zjarri janë një ngjarje relativisht e rrallë në Zvicër, pavarësisht traditës së gjatë të posedimit të armëve në vend.
Hetimet për zbardhjen e rrethanave të incidentit dhe identifikimin e autorit ose autorëve janë duke vazhduar.
The post Viktima e të shtënave në Zvicër ishte shtetase italiane appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



