Von der Leyen: Evropa ka për detyrë të ruajë kujtimin e viktimave të nazistëve dhe Holokaustit
Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha dje, me rastin e shënimit të tetë dekadave nga çlirimi i kampit nazist Aushvic, se Evropa ka për detyrë të ruajë kujtimin e viktimave të nazistëve dhe Holokausti. “Nesër shënohet 80-vjetori i çlirimit të kampit të përqendrimit të shfarosjes naziste Auschwitz-Birkenau. Ne nuk do t’i harrojmë [...]Read More...

Kryetarja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, tha dje, me rastin e shënimit të tetë dekadave nga çlirimi i kampit nazist Aushvic, se Evropa ka për detyrë të ruajë kujtimin e viktimave të nazistëve dhe Holokausti.
“Nesër shënohet 80-vjetori i çlirimit të kampit të përqendrimit të shfarosjes naziste Auschwitz-Birkenau. Ne nuk do t’i harrojmë kurrë gjashtë milionë hebrenjtë e vrarë me gjakftohtësi dhe të gjitha viktimat e Holokaustit”, shkroi Von der Leyen në rrjetin X.
Ajo vlerësoi se antisemitizmi është sërish në rritje në Evropë. “Nuk ka pasur kurrë një nevojë më të fortë për ta luftuar atë si në internet ashtu edhe jashtë saj. Historia e hebrenjve është e pandashme nga historia e Evropës.
Ne jo vetëm që jemi të vendosur të mbrojmë, por edhe të festojmë jetën e hebrenjve në Evropë”, tha Von der Leyen. Dita Ndërkombëtare e Përkujtimit të Holokaustit kujtohet më 27 janar për të përkujtuar ditën kur trupat sovjetike çliruan Aushvicin, një kamp përqendrimi gjerman që ishte vendi i krimit masiv më të madh në histori, tetë dekada më parë në vitin 1945./abcnews.al