Vonesë në fluturimin Cyrih–Prishtinë, Chair sqaron se avioni pati defekt teknik

Një fluturim i Chair Airlines nga Cyrihu drejt Prishtinës është vonuar për disa orë, duke shkaktuar pritje të gjatë për pasagjerët në Aeroportin e Cyrihut, raporton albinfo.ch.
Chair Airlines sqaroi se avioni i planifikuar nuk mund të përdorej për shkak të një defekti teknik. Kompania tha se për këtë arsye u përpoq të siguronte një avion zëvendësues, çka shkaktoi pritjen e gjatë.
«Një defekt teknik ka penguar përdorimin e avionit të parashikuar për një fluturim të kompanisë Chair, duke shkaktuar një pritje të gjatë për pasagjerët.», thuhet në njoftimin e Chair.
Chair sqaron se po përgatit një avion zëvendësues. Sipas kompanisë, pasagjerët janë njoftuar për vonesën dhe kanë marrë kuponë për ushqim dhe pije në aeroport.
Kompania u ka kërkuar ndjesë udhëtarëve për shqetësimin e shkaktuar, duke theksuar se siguria ka përparësi kur një avion nuk mund të përdoret për shkak të një defekti teknik.
The post Vonesë në fluturimin Cyrih–Prishtinë, Chair sqaron se avioni pati defekt teknik appeared first on Albinfo.
Burimi i lajmit: albinfo.ch
Shënim: Ky material është përpunuar për qëllime informimi nga Portali Kosova.Today.



