Vrasja e 19 vjeçarit në Vushtri, Prokuroria kërkon paraburgim për të dyshuarin
Departamenti i Krimeve të rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar Gjykatës Themelore atje që ta caktojë masën e paraburgimit për të pandehurin B.D., i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij A.Z. mbrëmë në Vushtri. Prokuroria tashmë ka bërë të dituar se i dyshuari ka pranuar fajësinë, ndërsa njofton se seanca për

Departamenti i Krimeve të rënda i Prokurorisë Themelore në Mitrovicë i ka kërkuar Gjykatës Themelore atje që ta caktojë masën e paraburgimit për të pandehurin B.D., i dyshuar për vrasjen e bashkëmoshatarit të tij A.Z. mbrëmë në Vushtri.
Prokuroria tashmë ka bërë të dituar se i dyshuari ka pranuar fajësinë, ndërsa njofton se seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.
Njoftimi i plotë:
Prokuroria Themelore në Mitrovicë – Departamenti i Krimeve të Rënda, ka kërkuar nga Gjykata Themelore në Mitrovicë caktimin e paraburgimit për të pandehurin me iniciale B.D., për shkak të dyshimit për kryerjen e veprave penale “Vrasja e rëndë” nga neni 173 par.1 nën par.1.5 të KPRK-së, si dhe “Mbajtja në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve” nga neni 366 par.1 të Kodit Penal të Republikës së Kosovë.
I pandehuri B.D., me datë 23 mars 2025 rreth orës 20:30 minuta në rrugën “Galip Badivuku” në Vushtrri, me dashje e privon nga jeta viktimën me iniciale A.Z., ashtu që me armën e zjarrit tip pistoletë, e gjuan dhe e godet së paku tri (3) herë në trup, ku viktima si pasojë e plagëve të marra nga arma e zjarrit ndërron jetë në Repartin e Emergjencës në Spitalin e Vushtrrisë.I pandehuri gjatë marrjes në pyetje e ka pranuar kryerjen e veprës penale.
Seanca për caktimin e paraburgimit për të pandehurin do të mbahet pranë Gjykatës Themelore në Mitrovicë.